dhe Rektori i Universitetit të Arteve
Z. Erald Bakalli
Salla Black Box
Universiteti i Arteve
herë të parë në MIA
Kalendari i thirrjeve
për projekte
kinematografike 2026.
Së shpejti, do të publikohet kalendari i thirrjeve për vitin 2026.
Lidhur me përditësimet e mëtejshme, vijoni të ndiqni faqen tonë.
Fakte e shifra mbi veprimtarinë tonë
Rijetëzimi i kinemave publike
Formalizohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Bashkisë Pogradec dhe Bashkisë Elbasan, me nënshkrimin e një marrëveshjeje tripalëshe për rijetëzimin dhe funksionimin e hapësirave kinematografike publike.
Zyra e Karrierës në QKK
Zyra e Karrierës pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë është hapësira ku kineastët e rinj mund të marrin udhëzimin e duhur për hapat e tyre të radhës në këtë industri.
Kjo zyrë është krijuar posaçërisht për t’ju ardhur në ndihmë e orientuar të aplikoni dhe të lidheni me botën profesionale të kinematografisë dhe audiovizualit, brenda dhe jashtë vendit.
Kuadri i ri rregullator
Përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 u hartua kuadri i ri rregullator, ku janë miratuar 3 rregullore të reja, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Njëkohësisht, janë ndërmarrë hapa konkretë për hartimin e një ligji të ri mbi audio-vizualin, në bashkëpunim me Brittish Council.
QKK antarësohet në EFAD
Më 1 shtator 2024, me mbështetjen e CNC (Centre National du Cinéma et de l’Image Animée) franceze dhe Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u arrit që Qendra Kombëtare e Kinematografisë të pranohej si anëtare pranë EFAD (European Film Agency Directors). Vendimi u mor njëzëri, në mbledhjen e komitetit drejtues të EFAD-it gjatë Festivalit të Filmit në Venecia.
projekte kinematografike
të financuara më 2025
milion lekë financime
të projekteve më 2025
Projektet e financuara nga QKK.
kanë arritur të fitojnë çmime në festivale ndërkombëtare të kategorisë A.
Çdo vit, QKK dërgon pranë Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) një film shqiptar të financuar prej saj, si kandidaturë e Shqipërisë, për të konkuruar për çmimet OSCARS.
Prezantohet Zyra e Karrierës pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, e cila, ofron një shërbim dedikuar mbështetjes së kineastëve të rinj në rrugën e tyre profesionale.
Zyra e Karrierës synon të shërbejë si pikë orientimi dhe këshillimi për:
🎓 Aplikimet në shkolla prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare të filmit
🎥 Bursa universitare dhe akademike
🌍 Mundësi shkëmbimesh dhe programe mobiliteti
🎬 Praktika profesionale në studio dhe produksione të njohura brenda dhe jashtë vendit
🤝 Lidhje me rrjetet profesionale europiane dhe botërore të industrisë audiovizuale
Nëpërmjet këtij shërbimi, QKK synon të:
Mbështesë talentet e reja që duan të zhvillojnë karrierën e tyre në film
T’i ndihmojë ata të realizojnë proceset e aplikimit, dokumentacionit dhe ndjekjes së mundësive ndërkombëtare
Krijojë ura bashkëpunimi me institucionet më të rëndësishme të kinemasë dhe audiovizualit në botë.
📩 Si të aplikoni?
Për të marrë këshillim individual ose për të regjistruar interesin tuaj:
➡️ Dërgoni një email në: info@qkk.gov.al
➡️ Shkruani shkurt profilin tuaj dhe objektivin profesional.
Njoftime & Lajme.
Platforma
e industrisë
Për leje xhirimi në territorin
e Republikës së Shqipërisë
kontaktoni nëpërmjet
info@qkk.gov.al
++355 4 237 8004